Së paku 38 persona janë mbytur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një autobus u zhyt në një kanal në Indinë qendrore, tha një ministër i shtetit, transmeton Insajderi.
Shoferi i autobusit thuhet të ketë humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga një urë në kanalin Sharda në shtetin Madhya Pradesh. Fatkeqësia ndodhi në rrethin Sidhi, rreth 560 kilometra në lindje të kryeqytetit të shtetit, Bhopal, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas policisë lokale, autobusi, me 55 pasagjerë, ishte rrugës nga Sindhi për në qytetin Satna.
Duke folur për AA, Tulsiram Silawat, ministri i Burimeve Ujore në Madhya Pradesh, tha: “Unë jam vazhdimisht në kontakt me zyrtarët në vend. Ata kanë gjetur 38 trupa deri më tani”.
Sipas një njoftimi zyrtar, një ekip i personelit të Fondit Shtetëror të Reagimit në Fatkeqësi (SDRF) ka arritur në vend për një operacion shpëtimi.
Kryeministri i Madhya Pradesh-it, Shivraj Singh Chauhan, tha se ekipet e SDRF-së dhe autoritetet lokale po kryejnë operacion për të gjetur pasagjerët e zhdukur. /Insajderi.com