
Ani pse ishin favorit në letër, në parket doli te jetë një histori tjetër.
Washtington Wizards është mposhtur nga Toronto Raptors, me rezultat 90-102.
Në këtë takim, mysafirët ishin më kërkues dhe arritën që në fund të arkëtojnë pikët e plota.
Te Raptors, basketbollsti më i dalluar në parket ishte Pascal Siakam, i cili realizoi 31 pikë, asistoi tre herë dhe ndihmoi me gjashtë kërcime.
Ndeshje të mirë pati edhe Chris Boucher, që regjistroi 14 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/69987201/1235849205.0.jpg)
Momente nga takimi
Në anën tjetër, te vendasit – më i miri në parket ishte Kentavious Caldwell-Pope.
28 vjeçari, shënoi 26 pikë, ndërsa ndihmoi me dy asistime dhe dy kërcime.
Përkundër kësaj fitore, Raports nuk qëndrojnë fare mirë në tabelën e Konferencës Lindore.
Pas 24 ndeshjeve të zhvilluara, ata gjenden në vendin e 12-të, ndërsa kanë pësuar 13-të humbje krahas 11-të fitoreve.
Në anën tjetër, Wizards janë në pozitën e pestë, ndërsa kjo ishte hera e dhjetë që mposhten në këtë sezonë.
Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:
Charlotte Hornets 130-127 Atlanta Hawks
New Orleans Pelicans 108-118 Houston Rockets /Insajderi.com