Rashani i siguron fitoren Erzurumit me dy golat e tij në Superligën turke

Rashani i siguron fitoren Erzurumit me dy golat e tij në Superligën turke

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Elbasan Rashani, ka bërë heroin te ekipi turk i Erzurum, duke shënuar dy gola në fitoren si mysafir, njofton Insajderi.

Basan shënoi që në minutën e dytë për Erzurumsporin, por vendasit e përmbysën rezultatin me dopietën e Rodallega vetëm pak pas nisjes së pjesës së dytë.

Në minutën e 56-të do të vinte momenti i aktivizimit të Elbasan Rashanit. Ky i fundit shënoi dy gola për t’i dërguar shifrat në 2-3, duke përmbysur për herë të dytë përballjen e sotme në Superligën turke. Fillimisht barazoi Rashani në minutën e 79-të ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes.

Me këto tre pikë, Erzurumi shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 19-të. /Insajderi.com