Rashford zbulon sekretin e Manchester Unitedit

Rashford zbulon sekretin e Manchester Unitedit

Marcus Rashford i ka dhënë meritë trajnerit Jose Mourinho për ecurinë e Manchester United me gjashtë fitore radhazi.

Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes kundër West Ham duke i ndihmuar “djajtë” të fitonin 2-0. Rashford “ndërtoi” golin e avantazhit për Manchester United, shënuar nga Juan Mata.

Ekipi i Jose Mourinho është rikthyer në garë për një vend në Champions League, teksa është vetëm një pikë larg nga Arsenal i vendit të katërt.

19-vjeçari Rashford tha: “Mourinho më këshilloi të qëndroja i hapur në krah dhe ta nisja duke izoluar mbrojtësin e tyre të krahut. Unë ashtu bëra. Për momentin po ndjek urdhrat e trajnerit dhe besoj verbërisht te këshillat e tij. Jemi afruar me vendet e para dhe nuk ishte e lehtë t’i fitonim gjashtë ndeshjet radhazi. Trajneri ka një meritë të madhe në këtë, por le t’i marrim pengesat një e nga një. Mourinho është një nga armët që ne kemi.”

Ndeshja e ardhshme e Manchester United do të jetë kundër Reading, të shtunën në Kupën e Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Hull në gjysmëfinalen e veprimtarisë tjetër ku merr pjesë, Kupa e Ligës Angleze. Më 15 janar, “djajtë” do t’i kthehen punës në Premier League teksa do të vizitojnë fushën e Liverpool, vendi i dytë në renditje.