Edhe pse ende nuk ka shënuar asnjë gol këtë sezon me Werder Bremen, Milot Rashica di të tregojë se mund të kontribuojë për gola, njofton Insajderi.
Mesfushori me tipare sulmuese i përfaqësueses së Kosovës dhuroi një spektakël të vërtetë në ndeshjen e sotme të Bundesligës gjermane ndaj Eintracht Frankfurt.
Në minutën e 47-të të takimit, 24 vjeçari shmang lehtësisht dy futbollist dhe dërgon një pasim magjik diagonal për shokun e skuadrës Teodor Gebre-Selasie. Mbrojtësi çek përfiton nga gabimi i kundërshtarit i cili shtyn keq topin duke i dhënë shansin të barazojë takimin.
Në fund, Werder fitoi takimin me shifrat 2:1, ndërsa pas këtyre tre pikëve, ekipi i Rashicës ndodhet në vendin e 12 me 26 pikë të grumbulluara pas 22 javësh kampionat. /Insajderi.com