Rashica asiston për Vitessen [video]

Rashica asiston për Vitessen [video]

Milot Rashica ka asistuar për bashkëlojtarin e tij, Arnold Kruiswijk, në golin që futbollisti holandez i Vitesses e realizoi ndaj Sparta Rotterdam.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi në minutën e 40′ të sfidës, për golin e Kruiswijk, i cili dërgoi në tre gola epërsinë e Vitesses ndaj Spata Rotterdamit.

Vitesse po avancon me rezultat 4-0 pas përfundimit të pjesës së parë. Golat e tjerë u shënuan nga Van Wolfswinkel, Foor dhe Nakamba.

Ky ishte asistimi i shtatë për futbollistin shqiptar në Eredivisie. /Insajderi.com

[arve url=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5egtnd”/]