
Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjet e muajit nëntor dy futbollistët Milot Rashicën dhe Leart Paqaradën, njofton Insajderi.
Klubet e tyre gjermane, njëra që bënë gara në Bundesliga 1 dhe tjetri në Bundesliga 2, Ëerder Bremen dhe Saint Paul kanë vendosur të mos i lejojnë lojtarët e tyre të huaj të udhëtojnë për të luajtur me ekipet kombëtare.
Rritja enorme e rasteve me koronavirus në mbarë botën i ka bërë të mendojnë shumë klube futbolli, dhe të mos lejojnë lojtarët e tyre të huaj t’u bashkohen ekipeve kombëtare.
Kujtojë që Kosova për ndeshje shumë të rëndësishme të muajit tetor, kishte mungesën e lojtarëve kryesor, dhe për pasojë u eliminua në “Play Off” nga Maqedonia e Veriut. /Insajderi.com