Futbollisti kosovar, Milot Rashica, thotë se është fokusuar ta mbyllë edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme te klubi të cilit i takon, Werder Bremen, transmeton Insajderi.
Rashica ka thënë se primare për të është rikthimi i formës së tij dhe jo të mendojë për transferim diku tjetër në fund të këtij edicioni.
24-vjeçari ishte pranë largimit nga Werderi në verën e vitit të shkuar dhe në janar të këtij viti por ekipi nga Bundesliga bllokoi gjithçka për shkak se nuk ishte i kënaqur me ofertën.
Rashica së fundi është kthyer në fushë pas një mungese të gjatë te ky klub për shkak të lëndimeve.
Paraqitja e tij në ndeshjen e fundit kundër Frankfurtit, në të cilën triumfoi Werderi 2:1 ka dhënë sinjale për kthimin e Rashicës në formën e tij më të mirë. /Insajderi.com