Milot Rashicën, anësorin e Werder Bremen e ndjek fati i keq, pasi për këtë vit e ka mbyllur te gjermanët, pasi nuk ka arritur të kaloi lëndimin, kështu që, deri janarin e 2021 do të qëndroj jashtë fushave të lojës, njofton Insajderi.
Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, ka pësuar përsëri një dëmtim para dy ditësh në stërvitje me klubin gjerman, kështu duke pasur të pamundur paraqitjen në stërvitjen e fundit.
Pas testeve të kryera, është zbuluar se lojtari ka një problem në kofshë dhe sipas klubit gjerman do të qëndrojë të paktën deri në muajin janar jashtë fushave të blerta.
Kujtojmë se ky sezon nuk ka filluar edhe aq mirë për vushtrriasin, pasi nuk ka treguar formën e duhur në Bundesligë, si dhe ka munguar në sfidat e Kosovës të muajve tetor dhe nëntor. /Insajderi.com