Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica, nuk është ftuar në miqësoren e nesërme, që Werder Bremen do ta zhvillojë, para se sezoni i ri të fillojë.
Burime të mediave në Gjermani, raportojnë se Rashica, nuk është ftuar në këtë takim, shkaku që klubi nuk dëshiron të rrezikojë me ndonjë lëndim të mundshëm, pasi ai është afër finalizimit të marrëveshjes për transferimin e tij tek klubi nga Anglia, Aston Villa, raporton Insajderi.
Rashica kishte arritur marrëveshje personale me RB Leipzig, por klubet kishin dështuar të arrijnë marrëveshje-ndërsa Rashica thuhet se është duke kërkuar një klub që garon në Ligën e Kampionëve, prandaj edhe transferimi i tij tek Aston Villa ka ngecur./Insajderi.com.