Rashica shënon gol për Bremenin ndaj Dortmundit

Rashica shënon gol për Bremenin ndaj Dortmundit

Milot Rashica është rikthyer i frikshëm si dikur. Pas shënoi javën e kaluar ndaj Leipzig, anësori i Kosovës, arriti të gjente sërish rrugën e rrjetës në Bundesligë, teksa kësaj here i shënon Borussia Dortmundit, njofton Insajderi.

24 vjeçarit i mjaftuan vetëm 14 minuta, për të zhbllokuar sfidën në “Signal Iduna Park”, ku pas një asist të Egestein, e udhëhoqi bukur topin dhe me të djathtën goditi bukur brenda zonës duke mposhtur portierin Hitz.

Mirëpo, deri në fund të pjesës së parë, Dortmund përmbysi rezultatin duke shënuar plot tre herë, dy gola me Haaland dhe një të Reyna. /Insajderi.com