Rashica shënon gol për Werder Bremen nga pika e bardhë ndaj Leipzig

Rashica shënon gol për Werder Bremen nga pika e bardhë ndaj Leipzig

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës u shndërrua nga ylli i Bundesligës në lojtarin e aq shumë kritikuar për paraqitjet e tij te Werderi, njofton Insajderi.

Forma e dobët u tregua edhe në ndeshjet e zhvilluara me Kosovën në përballjet e marsit për kualifikueset e Kupës së Botës “Qatar 2022”.

Por kriza e golit duket se ka kaluar për futbollistin shqiptar. Në mungesë të realizimit që nga gushti i 2020, Rashica ka tundur rrjetën në përballjen ndaj Leipzig që përfundoi në shifrat 1-4.

Te Werderi vendosën që t’ia jepnin penalltinë anësorit nga Kosova për t’u çliruar nga aspekti psikologjik dhe me shpresën se goli tjetër nuk do të vonojë po kaq gjatë. /Insajderi.com