Rashica shënon në miqësore – Bremen është duke llogaritur në të(VIDEO)

Rashica shënon në miqësore – Bremen është duke llogaritur në të(VIDEO)

“Saga” e Milot Rashica-s, nuk ka të mbaruar me spekulime nga më të ndryshmet, por ai vazhdon të mbetet tek Bremen dhe Bremen ka filluar të llogaris përsëri në të.

Anësori i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka shënuar gol në miqësoren e klubit nga Gjermania, që e zhvilloi ndaj Austria Lustenau, ndërsa trajneri i klubit të Bremen, ka deklaruar se ai llogarit në Milot-in dhe se ai do të përfshihet në ndeshjet e para të Bundesligës, deri sa zyrtarisht të largohet nga klubi.

E gjithë situata e Rashica-s, është shumë e komplikuar, pasi ka shumë klube të interesuara për të, por lojtari e dëshiron kalimin vetëm tek RB Leipzig, pasi këta të fundit luajnë në Ligën e Kampionëve./Insajderi.com.