Rashica starton në ndeshjen që me shumë gjasa do të jetë e fundit për të, tek Werder Bremen

Rashica starton në ndeshjen që me shumë gjasa do të jetë e fundit për të, tek Werder Bremen

Werder Bremen luan ndeshjen e dytë kundër Heidenheim në play off-in e mbetjes ose rënies nga elita e futbollit gjerman. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të bardhë zero me zero duke lënë që gjithçka do të vendoset sonte.

Milot Rashica fillon nga minuta e parë, në ndeshjen e cila me shumë gjasa do të jetë e fundit për të tek ekipi e Bremen, pasi që pritet largimi i tij në drejtim të njërit nga ekipet si Dortmund, Leipzig ose Lazios në Serie A, me Igli Taren që po insiston shumë në transferimin e tij tek ekipi italian. Më parë edhe Bernard Challandes ka deklaruar se Miloti është i bërë për të luajtur në Itali./Raporton Insajderi.com