Rashica u tregon gjermanëve për reperin e madh shqiptar

Rashica u tregon gjermanëve për reperin e madh shqiptar

Milot Rashica ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se i dëgjon para ndeshjeve këngët e artistit shqiptar Unikkatil për shkak se ato e motivojnë atë.

Anësori 22-vjeçar ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të skuadrës së tij Werder Bremen duke zbuluar një mori gjërash.

“Unë kam një artist të veçantë që më motivon mua”, ka thënë fillimisht Rashica kur është pyetur për këngën që dëgjon para lojës. “Emri i tij është Unikkatil, sigurisht ai vjen nga Kosova dhe jeton në SHBA. Ai është njëri nga artistët më të mirë në botë, mendoj unë. Unë i dëgjoj zakonisht këngët e tij para ndeshjeve”, tha ai, transmeton Gazeta Olle.

Rashica, i cili ka shënuar dy gola brenda 11 paraqitje këtë edicion te Werder Bremeni në Bundesliga, zbuloi gjithashtu se MC Kresha është reperi i tij i preferuar.