Rashkaj: E vështirë pa tifozë, duam maksimumin në këto dy ndeshje

Rashkaj: E vështirë pa tifozë, duam maksimumin në këto dy ndeshje

Atmosfera në ekipin përfaqësues, është si zakonisht shumë e mirë, përkundër problemeve të shkaktuara nga pandemia. Dy stërvitje janë mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, para se ekipi të udhëtonte në Itali.

“Është një kohë e gjatë që nuk jemi mbledhur shkaku i pandemisë. Kënaqësi që jemi mbledhur prapë me lojtarët, trajnerët dhe kombëtaren. Është një situatë e vështirë, jo vetëm për ne, por për të gjitha kombëtaret e tjera. Kemi probleme me klubet që nuk po i lëshojnë lojtarët”, tha Rashkaj, transmeton Insajderi.

“Jemi në këtë situatë dhe duhet ta japim maksimumin. Të paraqitemi sa më mirë me Moldavinë dhe pastaj në ndeshjen këtu në Prishtinë kundër Greqisë.”

“I kemi parë ndikimin negativ që e ka pasur mungesa e tifozëve nëpër stadiume, por ne duhet të jemi profesionit dhe duhet të luajmë sikurse me shikues edhe pse nuk është e njëjtë. Me rëndësi është që të paraqitemi sa më mirë dhe të marrim rezultatet”, ka thënë Rashkaj.

Anel Rashkaj, ishte në listën rezervë, por ai është ftuar menjëherë, pasi që është kuptuar se do të ketë telashe me grumbullimin e lojtarëve të tjerë./Insajderi.com.