Një studim mbi antitrupat e Coronavirusit në popullatën e Wuhan-it i kryer në mes të prillit sugjeron që numri i vërtetë i infeksioneve COVID-19 mund të ketë qenë 10 herë më i lartë se sa numrat që u raportuan nga zyrtarët shëndetësorë, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Nga 11 milion njerëz që jetojnë në qytet, Qendra e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se 4.43% kishin antitrupa për virusin.
Kjo përqindje arrin në gati 500,000 njerëz që kishin marrë virusin e ri, por në atë kohë, qyteti po raportonte rreth 50,000 infeksione.
Jashtë Wuhan, studimi zbuloi se prevalenca e antitrupave ishte dukshëm më e ulët, duke regjistruar 0.44%.
CDC tha që shkalla e ulët tregonte se masat e kontrollit të sëmundjes në Wuhan “në mënyrë efektive parandaluan përhapjen e virusit në një shkallë të gjerë”, sipas South China Morning Post, megjithatë, masat e kontrollit dhe kur zyrtarët zgjodhën të veprojnë që atëherë ka qenë nën intensitet vëzhgimi. /Insajderi.com