Rastet me COVID-19 po rriten: Kina ndërton një spital me 1,500 dhoma brenda pesë ditësh

Rastet me COVID-19 po rriten: Kina ndërton një spital me 1,500 dhoma brenda pesë ditësh
Burimi i fotografisë: Yang Shiyao/Xinhua via ZUMA Press

Kina po ndërton spitale të menjëhershme përsëri për t’u përballur me rritjen e fundit të pacientëve me COVID-19, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Një spital me 1,500 dhoma për të trajtuar njerëzit me Coronavirus përfundoi të shtunën pas vetëm pesë ditësh ndërtimi.

Spitali është një nga gjashtë me një total prej 6,500 dhomash që po ndërtohen në Nangong, në jug të Pekinit në provincën Hebei, njoftoi Associated Press. Një spital tjetër me 3,000 dhoma është në ndërtim e sipër në Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei.

Pasi përmbajti kryesisht virusin që u shfaq në qytetin qendror të Wuhan në dhjetor të vitit 2019, Kina po sheh një valë të re infeksionesh që me sa duket pret të përkeqësohen.

Një total prej 645 personash janë duke u trajtuar aktualisht në Nangong, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. /Insajderi.com