Amerika është vendi që po ballafaqohet me rritje të madhe të numrit të rasteve. Ekspertët shëndetësorë atje janë shumë të shqetësuar.

Shefi i Qendrës për Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci, ka deklaruar se kombi amerikan “ka problem serioz” me COVID-19, pasi që në 16 shtete amerikane është rritur numri i rasteve më të infektuar ndjeshëm, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Në një seancë njoftuese në Shtëpinë e Bardhë Fauci tha se “e vetmja mënyrën që do t’i japim fund virusit është duke e bërë të bashkuar”.
Ai tha se duhet të bëhet më shumë për ta ndalur përhapjen.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 40 mijë raste.
Ky numër është më i larti brenda një dite prejse SHBA po përballet me virusin.
Janë mbi 2.4 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 125 mijë vdekje – më shumë se në cilin do vend tjetër.
Gjatë seancës dëgjimore, grupi i ekspertëve që po merret me virusin, u ka kërkuar të rinjve amerikanë që të testohen sa më shumë – edhe nëse nuk kanë shenja të sëmundjes.
Për shkak të rritjes së numrit në ditët e fundit vende si Teksasi, Arizona dhe Florida i kanë shtyrë planet për ri-hapje.
Ndërsa ekspertët shëndetësorë thonë se numri i vërtetë i rasteve pozitive me COVID-19 në SHBA është shumë më i lartë sesa numri i të dhënave zyrtare.
Kjo do të thoshte se janë të infektuar me virus rreth 20 milionë amerikanë./Insajderi.com