Vrasja misterioze e gazetarit

Rasti i vrasjes brutale të Jamal Khashoggit – Turqia akuzon 20 veta në mungesë (VIDEO)

Gazetari 59 vjeçar, që kishte ikur që nga viti 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të fundit ishe parë duke hyrë në konsullatën Saudite me dy tetor në vitin 2018, për të marrë dokumentacionin që i duhej për t’u martuar me të fejuarën e tij Cengiz.

Rasti i vrasjes brutale të Jamal Khashoggit – Turqia akuzon 20 veta në mungesë (VIDEO)

20 shtetas sauditë janë të akuzuar në mungesë në Turqi, për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, në vitin 2018, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Khashoggi, një kritikues i ashpër i Princit Mohammed bin Selman, ishte vrarë nga një ekip i agjentëve sauditë Brenda konsullatës saudite në Stamboll.

Të akuzuar janë edhe dy ish-ndihmës të afërt të princit, të cilët mohojnë përfshirjen në këtë rast.

Arabia Saudite, që ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradim, ka dënuar vetë tetë persona vitin e kaluar.

Pesë ishin dënuar me vdekje për përfshirje direkte në vrasje, derisa tre të tjerë janë dënuar me burg për mbulim të krimit.

Gjykimi që ka ndodhur në Saudi është refuzuar si i “antitezë e drejtësisë”, nga një raportere speciale e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, e cila konkludoi se Khashoggi “ishte viktimë e një ekzekutimi të planifikuar dhe paramenduar”, për të cilin përgjegjës është shteti Saudit.

Si vdiq Jamal Khashoggi?

Gazetari 59 vjeçar, që kishte ikur që nga viti 2017 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të fundit ishe parë duke hyrë në konsullatën Saudite me dy tetor në vitin 2018, për të marrë dokumentacionin që i duhej për t’u martuar me të fejuarën e tij Cengiz.

Pasi kishte dëgjuar disa audo-incizime të bisedave brenda ambasadës të siguruar nga inteligjenca turke, Callamard kishte ardhur në përfundimin se Khashoggi është “vrarë brutalisht” atë ditë.

Arabia Saudite kishte njoftuar zyrtarisht se Khashoggi është vrarë në një “operacion të turbullt”, nga një grup agjentësh.

Prokurori në Arabinë Saudite pati thënë se vrasja ishte urdhëruar nga kreu i ekipit negociues i dërguar në Stamboll për ta sjellur Khashoggin prapa në mbretëri, nëse ka nevojë edhe duke përdorur forcë./Insajderi.com