Raul i zhgënjyer që Barcelona është në finalen e “Copa del Rey”

Raul i zhgënjyer që Barcelona është në finalen e “Copa del Rey”

Ish sulmuesu i Real Madrid, Raul Gonzales ka shprehur keqardhje dhe zhgënjim për eliminimin e Real Madridit nga “Copa del Rey”, duke shtuar se gjithmonë është zhgënjyese kur rivali i tyre Barcelona arrin finalen.

Liderët e tanishëm në La Liga, Real Madrid nuk kanë arritur që të kualifikohen mbi çerekfinalen e Ligës spanjolle, derisa mbajtësit e këtij titulli, Barcelona ka arritur për të tretën herë radhazi që të shkojnë në finale.

“Kurdo që bien nga një garë është gjithmonë zhgënjyese, ashtu siç i ndodhi Real Madridit në Copa del Rey, por gjithmonë është edhe më zhgënjyese kur rivali më i madh arrin finalen” ka thënë Raul për Fox Sports.

Ndërsa ka shtuar se “Të pasurit Leo Messin dhe Barcelonën është mirë për La ligën, është kënaqësi e vërtet” ka shtuar 39 vjeçari.

“Unë nuk mendoj se Madridi do të ishte Madrid pa Barcelonën dhe anasjelltas”. /Insajderi.com