RB Leipzig ka hequr dorë nga Rashica – gati kalimi i tij tek Aston Villa

RB Leipzig ka hequr dorë nga Rashica – gati kalimi i tij tek Aston Villa

Milot Rashica, duket se më në fund ka ardhur në përfundim të “dramës” se ku do të luaj në sezonin që po vjen.

Mediat në Gjermani, tregojnë se RB Leipzig, me gjithë se pëlqen shumë lojtarin, ka hequr dorë nga transferimi i tij, shkaku i shumës së kërkuar nga klubi i Bremen, transmeton Insajderi.

Rashica ka preferuar një kalim tek RB Leipzig, pasi ata luajnë në ligën e kampionëve, prandaj edhe ishte arritur marrëveshja mes tij dhe klubit, por që marrëveshja në mes të dy klubeve, dështoi gjithë këtë transferim.

Ekipi nga Premier Liga, Aston Villa, është shumë e interesuar për shërbimet e Rashica dhe ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga klubi gjerman dhe vetëm pritet zyrtarizimi në mes të klubeve./Insajderi.com.