RC Cola Drita ka fituar Kupën e Ligës së Parë, duke mundur AS Prishtinën 75:67 (11:13, 25:19, 15:24, 24:11), në finale të Kupës të kësaj kategorie, njofton Insajderi.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i kësaj pjese, 11:13. Sidoqoftë, gjilanasit në periudhën e dytë ishin më të mirë duke e fituar këtë pjesë 25:19, duke përfunduar pjesën e parë në të mirë të tyre 36:32.
Megjithatë, prishtinasit rikthehen shpejt dhe këndellen në periodën e tretë, duke barazuar shifrat e kaluar në epërsi 51:56. 10 minutat ishin mjaft interesante. Gjilanasit rikthehen sërish dhe ishin më të mirë në periudhën e fundit, duke e fituar 24:11, për të triumfuar në fund 75:67.
Te Drita u dallua Xzavier Bramore me 25 pikë e shtatë kërcime dhe Bardh Jakupi me 16 pikë, kurse te AS Prishtina u dalluan Ermir Gashi me 21 pikë e 17 kërcime dhe Albatrit Berisha me 17 pikë. /Insajderi.com