RC Cola Drita shkon në finalen e Ligës së Parë, mposht Marigona Hill Prishtinën

RC Cola Drita shkon në finalen e Ligës së Parë, mposht Marigona Hill Prishtinën

Janë zhvilluar ndeshjet e dyta në “play-off”-in e Ligës së Parë në basketboll te meshkujt, njofton Insajderi.

RC Cola Drita është skuadra e parë finaliste, pasi edhe në ndeshjen e dytë, ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës. Në sfidën e dytë gjilanasit fituan 69:89, duke siguruar finalen.

Ndërkohë, në takimin tjetër, AS Prishtina ka mundur Istogun 84:76, kurse ndeshjen e parë e kishin fituar istogasit 95:81. Kështu do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë, që do të përcaktojë se kush do të kualifikohet në finale.

Kampioni i Ligës së Parë do të inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “play-out” me vendin e shtatë të Superligës, Trepçën se cila do të luajë në elitë edicionin e ardhshëm. /Insajderi.com