Reagime të shumta në Afganistan pas vendimit që vajzat mbi moshën 12 vjeçare e kanë të ndaluar këndimin në vendet publike

Reagime të shumta në Afganistan pas vendimit që vajzat mbi moshën 12 vjeçare e kanë të ndaluar këndimin në vendet publike

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka shkaktuar reagime të ashpra vendimi që ndalon vajzat mbi moshën 12 vjeçare të këndojnë në vende publike, transmeton Insajderi.

Zv/ministrja e Arsimit, Rangina Hamidi, në një deklaratë tha se vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Kabul për të ndaluar të këndojnë në vende publike vajzat mbi moshën 12-vjeç nuk është vendimi i ministrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke deklaruar se vendimi u hetua nga ministria, Hamidi deklaroi se nxënësit e shkollës janë të lirë të këndojnë kënga dhe recitojnë poezi.

Komisioni i Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan gjithashtu deklaroi se çdo kufizim i të drejtave dhe lirive të fëmijëve është kundër parimeve të të drejtave të njeriut dhe ligjit.

Në deklaratën e bërë nga komisioni, thuhet se vajzat dhe djemtë mund të gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë dhe të lirë brenda kornizës së ligjit.

Nga ana tjetër, shumë aktivistë afganë reaguan ndaj vendimit në mediat sociale.

Më 10 mars Drejtoria e Arsimit të Kabulit u dërgoi letër të gjitha shkollave duke ndaluar vajzat mbi moshën 12-vjeç të këndojnë në ceremonitë publike. /Insajderi.com