Reagimi i Kukës pasi Majlinda Kelmendi u eliminua

Reagimi i Kukës pasi Majlinda Kelmendi u eliminua

Trajneri i ekipit të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, i ka thënë Majlinda Kelmendit të mos hidhërohet, por ta mbajë kokën lartë.

Kjo deklaratë e tij, pasi Kelmendi nuk arriti ta kalojë sfidën e parë në lojërat olimpike “Tokyo 2020”.

Por, Kuka, theksoi se medalja e Distria Krasniqi është e gjithë ekipit.

“Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tënde, për mua, familjet tona, popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Kelmendi në “Rio 2016”, e kishte fituar medaljen e artë.

Përpos saj ka edhe sportistë tjerë të xhudos që do të garojnë.

Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, janë xhudistët që do të synojnë t’ia sigurojnë Kosovës një tjetër medalje. /Insajderi.com