Tifo grupi i kombëtares shqiptare të futbollit, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë reaguar ashpër ndaj humbjes së mbrëmshme të Shqipëris ndaj Lituanisë.
“Dashurinë për Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet e protagonisteve që zbresin në fushën e lojës, apo atyre që sot mund të kenë marrë përgjegjësi për të administruar me ekipin.
Këtë dashuri e kemi dëshmuar edhe shumë herë të tjera duke mos reshtur për asnjë moment së përkrahuri ekipin kombëtar.
Ne do ta përkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për të fituar, por edhe nuk do rrimë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari, ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës së fanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve.
Nuk ka rëndësi rezultati ka rëndësi transformimi nga një ekip i mirë para 96 orëve në Minsk, në një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë.
Aspak profesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, që vetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen të fshihen pas fatit.
Merrni përgjegjësinë, pasi ne nuk harrojmë. Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet e shenjtë!”, thuhet në reagimin e tifo grupit./Insajderi.com.