Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar në lidhje me debatin e hapur, nëse Zeqiri do të luaj për Kosovës apo Zvicrën, pas deklaratave të trajnerit të Zvicrës dhe agjentit të lojtarit, që thonë se ai do të luaj për Zvicrën.
“Të gjitha janë të përfunduara ka mbetur që futbollisti vetëm t’i bashkohet grupit”, ka thënë Ademi, transmeton Insajderi.
Gjatë ditës së djeshme, babai i Andi Zeqirit, ka deklaruar se djali i tij ka zgjedhur Kosovën dhe ka aplikuar së instancat e UEFA-së, për të ia mundësuar këtë, por ai sot është demantuar nga trajneri i Zvicrës U-21, Pierluigi Tami.
Të njëjtat deklarata, të Tami-t, i ka mbrojtur edhe menaxheri i lojtarit, duke thënë se klienti i tij do të luaj për Zvicrën./Insajderi.com.