Reagon babai i Muriç: Nëse FFK-ja e ka përzënë nga ekipi, sigurisht që kanë të drejtë

Reagon babai i Muriç: Nëse FFK-ja e ka përzënë nga ekipi, sigurisht që kanë të drejtë

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në kampin ‘dardan’, njofton Insajderi.

Në kohën kur përfaqësuesja e Kosovës po përgatitet për ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit 2022, një zënkë ka ndodhur brenda grupit. Arijanet Muriç u pezullua nga FFK-ja, teksa sipas “Indeksonline“ kishte konsumuar alkool dhe ishte përfshirë në një zënkë me një prej punonjësve të Federatës.

Në një prononcim për median në fjalë ka folur edhe babai i portierit të Kosovës. Samir Muriç shprehet se nuk është në dijeni të situatës, por përderisa një vendim i tillë është marrë nga ana e FFK-së, atëherë kanë pasur arsye për ta bërë. “Më besoni nuk e di sepse jam në Rozhajë, por nëse ata e kanë përzënë nga ekipi, patjetër që kanë të drejtë”, ka thënë babai i Arijanet Muriç. /Insajderi.com