Në prag të ndeshjes historike për Kosovën, e cila luhet ditën e enjte, me tetë tetor në Shkup, kundër Maqedonisë së Veriut, ka reaguar edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, më i përfoluri këto kohë, Bernard Berisha, njofton Insajderi.
Në listën e 23 futbollistëve të trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, nuk bënë pjesë golashënuesi kosovar kundër Greqisë, Bernard Berisha, pasi një “incidenti” që kishte me trajnerin.
Pejani kishte festuar në drejtim të Challandes duke shprehur mllefin për mos aktivizimin për dy vite në ndeshje zyrtare për Kosovën. Kështu, tekniku zviceran, iu “hakmor” në një mënyrë, duke mos futur në listën e 23 lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në ligën D, kundër Maqedonisë së Veriut.
Sulmuesi i Akhmat Grozni në Rusi, në një video mesazh tha se e pranon vendimin e trajnerit Challandes, dhe se Kosova ka nevojë të jetë e bashkuar, dhe se vetëm të bashkuat mund t‘ia dalin.
Në anën tjetër, përzgjedhësi maqedonas, ka futur në listën e 23 lojtarëve edhe sulmuesin kryesor të tyre, kapitenin Goran Pandev, edhe pse me skuadrën e tij në Itali, Genoa ka dalur pozitiv me koronavirus. /Insajderi.com