Reagon Fenerbahce – Vedat Muriqi është ende lojtar i yni

Reagon Fenerbahce – Vedat Muriqi është ende lojtar i yni

Ka reaguar klubi i Fenerbahce, pas raportimeve se Vedat Muriqi është shitur tek klubi i Lazios, duke thënë se këto lajme nuk janë të vërteta, pasi ata nuk kanë marrëveshje me asnjë klub nga asnjë ligë për Muriqin.

“Vedat Muriqi, është lojtari ynë i ekipit të pare dhe ai është merr oferta të ndryshme nga klube të ndryshme”, shkruan klubi turk, transmeton Insajderi.

“Sidoqoftë, sot në disa media u raportua se skuadra italiane Lazio ka nënshkruar me të në këmbim të disa miliona eurove dhe një futbollisti të tyre, na lejoni të ju informojmë se këto lajme nuk pasqyrojnë të vërtetën”, thuhet në njoftimin e tyre.

Është çështje kohësh se kur do të arrihet një marrëveshje në mes të klubeve, por Fenerbahce, preferon që këto bisedime të bëhen pa presion dhe në mënyrë diskrete./Insajderi.com.