Reagon FFK – Kërkon nga UEFA që të bëhet një zgjidhje për Dritën

Reagon FFK – Kërkon nga UEFA që të bëhet një zgjidhje për Dritën

Menjëherë pas anulimit të ndeshjes së Dritës, kundër Linfield, ka reaguar Federata e Futbollit e Kosovës, duke kërkuar nga UEFA, që të shtjerrë të gjitha mundësitë e të lejohet që Drita të luaj takimin e saj.

“FFK shpreson dhe beson që do të respektohet protokolli dhe rregulloret e UEFA-s në rastin e Covid 19, ku të infektuarit izolohen dhe të tjerët e vazhdojnë garën. Me këtë rast lusim UEFA-n dhe kërkojmë mirëkuptim që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë termin tjetër dhe vend tjetër me qëllim që mos të dëmtohet ekipi ynë”, ka reaguar FFK, transmeton Insajderi.

Ndeshja ndaj Linfield, duhet të luhet patjetër deri me datë 14 gusht, nëse deri atëherë, ekipi I Dritës nuk I plotëson kushtet për tu paraqitur në takim, ndeshja do të regjistrohet me rezultat 3 me , në të mirë të ekipit nga Irlanda Veriore./Insajderi.com.