Reagon Granit Xhaka pas humbjes së Arsenal ndaj Aston Villa

Reagon Granit Xhaka pas humbjes së Arsenal ndaj Aston Villa

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka reaguar pas humbjes së ekipit të tij, nga Aston Villa në ndeshjen e djeshme, më Premier Ligë.

“Unë mendoj që nuk mund të vish e të luash në këtë mënyrë. Nuk mjafton kjo dhe nuk mund të luash me mentalitet të tillë. Kjo performancë nuk mjaftoi për të nxjerrë rezultat pozitiv dhe e dimë se në rast të fitores ne do të kishin gjasa për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës. Por, tash duhet të fitojmë FA Cup dhe presioni është shtuar tek ne. Do të bëjmë çdo gjë për të fituar FA Cup”, tha Granit Xhaka, transmeton Insajderi.

Xhaka luajti si zëvendësues në këtë takim, pasi ai zëvendësoi Torreiran. Arsenal ka vendin e 10 në tabelë, me vetëm 53 pikë./Insajderi.com.