Trajneri i Manchester City-it, Pep Guardiola, deklaroi se ai donte që finalja e Ligës së Kampionëve të luhej në Stamboll kryesisht për shkak të lojtarit të tij Ilkay Gundogan, një futbollist gjerman me origjinë nga Turqia, njofton Insajderi.
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi sot se finalja e Ligës së Kampionëve, e cila duhej të luhej në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll më 29 maj, do të luhet në stadiumin Dragao në Portugali. Arsyeja për këtë ndryshim janë kufizimet për shkak të pandemisë së Coronavirusit.
Guardiola në konferencën për shtyp kujtoi po ashtu se siguruan titullin në ligën angleze.
“Ky kampionat është pak më ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit në botë, por kënaqësia e fitores dhe përpjekjet që qëndrojnë mbi të gjitha e bëjnë të veçantë çdo titull”, tha ai.
Ai po ashtu komentoi vendimin e UEFA-s me që finalja e Ligës së Kampionëve, e cila duhej të zhvillohej në Stamboll në Turqi, është zhvendosur në Porto të Portugalisë.
“Nuk kam pasur rastin të shkoj në Stamboll që nga dita kur ende isha duke luajtur në Barcelonë. Doja që të shkonim atje për shkak të Ilkay Gundogan, por fatkeqësisht, UEFA vendosi për Portugalinë. Do të luajmë atje, nuk është problem”, tha Guardiola.
Në finale, takohen dy klubet angleze, Manchester City dhe Chelsea. Finalen nga tribuna do të mund ta ndjekin nga 6.000 tifozë nga të dy ekipet. /Insajderi.com