
Liverpooli ka marrë një lajm të keq pasi brazilian, Roberto Firmino ka pësuar një lëndim.
Sulmuesi u lëndua gjatë ndeshjes të cilën e fitoi 2 me 0 kundër Midtjylland.
Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, tha pas ndeshjes se kjo ishte diçka që klubit nuk i duhej në këtë moment.
“Kjo ishte diçka që na duhej më së paku për momentin. Ai u ankua për dhimbje në këmbë dhe kjo nuk është e mirë. Ai më tha se mund të luante, por pa vrapime të shpejta, kjo nuk ishte e përshtatshme. Ne do të shohim se çfarë tregojnë testet shtesë”, tha Klopp. /Insajderi.com