Jose Mourinho ka treguar pse skuadra i lëshoi tri pikët në fundin e ndeshjes me Leicesterin.
Manchester United po fitonte 2:1, para se Leicester City të shënonte në golin e barazimit krejt në fund.
Sipas portugezi, skuadra e tij humbi sepse lëshoi disa raste të pabesueshme.
“Nuk fituam sepse humbëm raste të jashtëzakonshme. Do të thoja raste qesharake. Në sekondin e fundit bëmë një gabim të madh defanziv”, tha Mourinho.
“Kur humbni raste të mëdha dhe lëshoni posedimin, pati disa humbje fëmijërore të posedimit. Në fund nuk treguam pjekuri”, tha portugezi.
Ai tha se nuk po ndihet keq, përkundër humbjes.
“Po ndihem mrekullueshëm, seriozisht. Është një gjë të ndihesh i inatosur si trajner, por një gjë tjetër të ndihesh mirë si njeri”, përfundoi Mourinho. /Insajderi