Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka reaguar pas shuarjes nga jeta të legjendës argjentinase të futbollit, njofton Insajderi.
Pele, për Maradonën ka thënë se një ditë, të dy së bashku do të luajnë futboll në qiell.
Ky është shkrimi i Pele-s për Maradonën: “Unë kam humbur një mik të dashur dhe bota ka humbur një legjendë. Një ditë, shpresoj se do të luajmë futboll së bashku në qiell”, ishin fjalët e Pele-s.
Sot (të mërkurën), në moshën 60 vjeçare është ndarë nga jeta Maradona. /Insajderi.com