Reagon presidenti i UEFA-së pas lajmit se City u tërhoq nga Super Liga Europiane

Reagon presidenti i UEFA-së pas lajmit se City u tërhoq nga Super Liga Europiane

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, ka reaguar pas vendimit të Manchester Cityt për largimin nga Super Liga Europiane, njofton Insajderi.

Në një deklaratë të fundit ai ka thënë se ndjehet i kënaqur për largimin e Cityt nga kjo Ligë dhe madje i ka uruar rikthimin në familjen Europiane.

“Unë jam i kënaqur të mirëpres Manchester Cityn përsëri në familjen Europiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe në dëgjimin e shumë zërave për një largim të tillë më së shumti tifozëve të tyre. Jam i lumtur që do të punojë me ta në të ardhmen”, u shpreh Ceferin. /Insajderi.com