
Pas gabimit të pafalshëm tek goli i barazimit nga skuadra e Burnleyt, futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka ka kërkuar falje për atë rast, njofton Insajderi.
Nga ai gabim barazuan rezultatin vendasit dhe lojtari i përfaqësueses zvicerane me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka kërkuar falje. Xhaka shkruajti se ndihet keq për gabimin dhe ndihet i irrituar po aq sa të gjithë tifozat e Arsenalit.
“Ngre duart lart për golin e skuadrës kundërshtare dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i irrituar sa të gjithë ju”, ishin fjalët dëshpëruese të mesfushorit me origjinë nga Kosova. /Insajderi.com
View this post on Instagram