Real dyfishon epërsinë në “El Classico”, realizon Kroos

Real dyfishon epërsinë në “El Classico”, realizon Kroos

Real Madrid ka dyfishuar rezultatin në “El Classico”, edhe atë, që në pjesën e parë, kështu duke krijuar një kapital të madh, njofton Insajderi.

Pasi fillimisht zhbllokoi ndeshjen Benzema, për dyfishim te rezultatit u përkujdes mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili realizoi nga goditja e dënimit.

Po zhvillohej minuta e 28-të e ndeshjes, ku gjyqtari kryesor akordoi goditje dënimi në favor të nikoqirëve, teksa përsipër ekzekutimin e mori Kroos, ku goditja e gjermanit fillimisht u devijua nga Dest me shpinë, ndërsa në vijën fatale me kokë nuk arriti ta largonte Alba, duke bërë që topi të përfundonte për të dytën herë në portën e Ter Stegen. /Insajderi.com