fbpx

Real Madrid 3 – 0 Atletico Madrid

Real Madrid 3 – 0 Atletico Madrid

Një hetrik nga Cristiano Ronaldo e ka vulosur fitoren bindëse të Real Madridit ndaj Atletico Madrid me rezultat 3-0 në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja e parë e fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet dy ekipeve më të mëdha të Madridit, i ka dhënë avantazh të madh Real Madridit para sfidës së kthimit që zhvillohet javën e ardhshme në “Vicente Calderon”.

Ronaldo e nisi spektaklin e tij të golave në minutën e 10-të të takimit kur shënoi për 1-0, ndërsa dy golat e tjerë i shënoi në minutat 73’ dhe 86’, raporton Insajderi.

Atletico Madrid nuk e ka kthyer asnjëherë në histori të tij një rezultat prej tre golave disavantazh nga sfida e parë, në Ligën e Kampionëve. /Insajderi.com