Real Madrid bënë detyrën në shtëpi, mposht Eibarin

Real Madrid bënë detyrën në shtëpi, mposht Eibarin

Reali i Madridit nuk ka zhgënjyer në kampionat, teksa ka mposhtur 2-0 Eibarin në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, njofton Insajderi.

Skuadra e Zidane që në fillim u shfaq shumë kërkuese, duke iu afruar disa herë golit, të cilin e gjetën në minutën e 41-të me Asension, i cili pas një asisti perfekt nga Casemiro, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte njësoj si e para, ku madrilenët, provonin portën kundërshtare, por goli do të vinte në minutën e 73-të kur Benzema pas një pasimi perfekt nga Vinicius Junior, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë, duke hipotekuar fitoren. Reali ngjitet në kuotën e 63 pikëve, duke kaluar Barcelonën dhe i bën presion Atleticos, që kryeson me 66 pikë. /Insajderi.com