Real Madrid-Chelsea mbyllet në barazim sfida e parë gjysmëfinale e Champions League

Real Madrid-Chelsea mbyllet në barazim sfida e parë gjysmëfinale e Champions League

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Champions League. Reali i Madridit dhe Chelsea janë ndarë në paqe nga “Alfredi di Stefano”, njofton Insajderi.

Në Madrid mbetet gjithçka e hapur sa i përket kualifikimit, teksa barazimi 1-1 nuk siguron asnjë prej skuadrave për një biletë në finale.

Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Chelsea, të cilët gjetën golin në minutën e 14-të falë Pulisiç. Londinezët dominojnë në minutat e para, por te Reali kundërpërgjigjen me Karim Benzema. Sulmuesi francez tund rrjetën në të 29-tën minutë me anë të një gjysmëroveshateje në zonë. Por në fund super goli i Benzemasë nuk i jep dot fitoren Realit, që duhet të mundohet shumë në “Stamford Bridge” nëse dëshiron ti shkojë deri në fund këtij kompeticioni. /Insajderi.com