Real Madrid dëshiron mesfushorin e United si pjesë e marrëveshjes për Varane

Real Madrid dëshiron mesfushorin e United si pjesë e marrëveshjes për Varane

Real Madrid dëshiron mesfushorin e Manchester United, Donny van de Beek në formë huazimi si pjesë e marrëveshjes për Varane, transmeton Insajderi.

“The Sun” raporton se Los Blancos dëshirojnë 50 milion euro për qendërmbrojtësin francez.

Duke pasur parasysh se Van de Beek nuk luajti shumë ndeshje me United që nga largimi i tij nga Ajaxi, kjo mund të jetë marrëveshje e mirëseardhur për të.

Sipas mediave ndërkombëtare, thuhet se Varane ka arritur marrëveshje personale me “djajtë e kuq”./insajderi.com