
Ekipi nga Madridi, Real, e ka mbyllur fraksionin e parë të ndeshjes së “El Classico”-s me rezultat komod prej 2:0, ndaj mysafirëve të Barcelonës, njofton Insajderi.
Fillimisht shënoi Benzema në minutën e 13-të të ndeshjes, duke shënuar gol të bukur me thembër pas asistimit nga Vasquez, teksa dyfishoi rezultatin Kroos nga gjuajtja e lirë, ku topi i goditur prej tij u devijua nga dy anësorët e Barcelonës, por pa arritur ta devijonin përfundimisht nga vija fatale. /Insajderi.com