Real Madrid e mendon seriozisht transferimin e Mbappe-s

Real Madrid e mendon seriozisht transferimin e Mbappe-s

Real Madrid është e gatshme të bëjë ofertë të majme për sulmuesin francez të PSG-s, Kylian Mbappe-n, njofton Insajderi.

Sipas medias iberike “TodoFichajes.com”, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro plus yllin belg Eden Hazard tek PSG, në këmbim të kampionit francez Kylian Mbappe.

Klubi ‘merengues’ nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin për 22 vjeçarin kampion bote me Francën në Botërorin rus të vitit 2018. /Insajderi.com