Real Madrid eliminohet nga Kupa e Spanjës

Real Madrid eliminohet nga Kupa e Spanjës

Real Madrid është eliminuar nga Kupa e Spanjës në çerekfinale. Ekipi madrilen pësoi humbje mbrëmë me rezultat minimal 1 me 0 nga Atletico Bilbao.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi lojtari i krahut Alex Berenguer pak para përfundimit të ndeshjes(89’), pas një ndërprerje të aksionit të madrilenëve nga Mikel Vesga brenda zonës së mbrojtës, i cili pasoi menjëherë te Berenguer që me një lëvizje të bukur brenda zonës së rreptësisë iu shmang mbrojtësve dhe arriti t’ia dhurojë fitoren Bilbaos.

Te Reali u vërejt mungesa e Benzema-s, i cili është ende duke duke u rikuperuar nga një lëndim i muskulit të këmbës.

“E kishim lojën nën kontroll dhe mund ta kishim mundësinë të fitonim në vazhdime por që ata shënuan në përfundim dhe merituan fitoren,” deklaroi trajneri madrilen Ancelotti.

Kujtojmë që Biblao po ashtu eliminoi edhe Barcelonën në të 1/8 e finales dhe me këtë fitore i bashkohet Valencias, Rayo Valleycano-s, dhe Mallorkës në gjysmëfinale.