Real Madrid humb nga Shakhtar, i’a komplikon vetes punët për kalimin e grupit

Real Madrid humb nga Shakhtar, i’a komplikon vetes punët për kalimin e grupit

Real Madrid është mposhtur nga Shakhtar Donetsk në Ukrainë me rezultat 2:0, kështu duke i’a komplikuar vetes punët për kalimin e grupit, njofton Insajderi.

Të dy golat në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, pritej që skuadra e Zidane të shënonte fitore, dhe kështu duke siguruar fazën e eliminimit direkt.

Po zhvillohej minuta e 57-të e ndeshjes, ku realizuan për herë të parë ukrainasit me anë të brazilianit Detinho.

Në minutat e mbetura të ndeshjes, Real Madrid nuk kishte se çfarë të humbiste, prandaj intensifikoi sulmet për të gjetur golin e barazimit.

Kur po pritej që Real të barazonte, nga një kundërsulm i shpejt, Shakhtar realizoi golin e dytë, me Solomon kësaj radhe (82’), gol që doli të ishte epilogu final i ndeshjes.

Me këtë disfatë, Real Madrid rrezikon seriozisht kalimin e grupit, pasi ndodhet në vendin e tretë me shtatë pikë, ndërsa Shakhtar me këtë fitore shkon në shtatë, gjashtë pikë i’a ka marrë madrilenëve, pasi edhe në ndeshjen e parë kanë triumfuar me rezultat 2:3. /Insajderi.com