Real Madrid i fortë për Inter

Real Madrid i fortë për Inter

Në ndeshjet e treta në grupin B të Ligës së Kampionëve, Real Madrid ka mposhtur me rezultat 3:2 mysafirët nga Milano, njofton Insajderi.

Benzema dhe Ramos shënuan për madrilenët në pjesën e parë, ndërsa epërsinë e ngushtoi Lautaro 10 minuta para se skuadrat të shkojnë në pushim. Me rezultat 2:1 për vendasit u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Inter kërkonte golin e barazimit, gol të cilin e shënoi anësori kroat, Ivan Perisic, në minutën e 68’ të ndeshjes.

Kur dukej se Inter do të shënonte golin e tretë dhe të përmbysjes së madhe, në skenë doli Rodrygo, i cili shënoi goli e fitores për ekipin e Zidane në minutën e 80’ të ndeshjes.

Pas 90’ minutave lojë, rezultati përfundimtar në tabelë tregonte 3:2 për Realin e Madridit.

Me këtë fitore, Real ndodhet në vendin e dytë në grup me katër pikë, ndërsa pas kësaj humbje, Contes i lëkundet seriozisht karrigia, ku milanezët ndodhen në vendin e fundit në grup me vetëm dy pikë të grumbulluara. /Insajderi.com