Real Madrid ka mposhtur bindshëm Alaves-in

Real Madrid ka mposhtur bindshëm Alaves-in

Real Madridi reagon në mënyrën e duhur gjatë një kohe që ka zhgënjyer shumë. Në mungesë të trajnerit Zinedin Zidane të infektuar nga ‘COVID-19’, madrilenët mposhtën me rezultatin e thellë 1-4 Deportivo Alaves, njofton Insajderi.

Sulmuesi belg Eden Hazard bëhet i gjallë duke asistuar dhe shënuar brenda pesë minutave. Për ish-futbollistin e Chelsea-t, ky është goli i parë që prej 25 nëntorit kundër Interit vitin e kaluar.

Kampionët në fuqi të Spanjës shënuan tre herë në pjesën e parë me Casemiron, Benzemanë dhe Hazardin. Në pjesën e dytë, vendasit ngushtuan rezultatin në 1-3, por Benzema mbylli përfundimisht takimin me golin e katërt dhe të dytin personal.

Pavarësisht fitores së sotme në kampionat, eliminimi nga Kupa e Mbretit prej skuadrës së kategorisë së tretë, Alcoyano, si dhe fakti që Atletico Madrid po e udhëheq më së miri La Ligan, ende nuk kanë sjellë qetësinë në kampin e bardhë të Madridit. /Insajderi.com